Lexo

Nga aktivitetet parazgjedhore të datës 31.01.2021

Kafeja e mengjesit e ka shijen më të mirë kur ajo pihet me miq të vjetër.

Sot në Viti me ish-koleget e studimeve, tani kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe me kryetarin e Degës së PDK-së. Në Viti paska mobilizim të madh të strukturave dhe qytetarëve në mbëshetje të programit #Rimëkëmbje dhe për çlirimtarët e shtetndërtuesit.

Kënaqësi e veçantë ta takosh rininë e Zllakuqanit. Takimi me këta të rinj, qysh sot, të jep ndjesinë e fitores së sigurt. Mikpritja e përzemërt si kjo e sotmja në Zllakuqan, më jep motiv për të vazhduar më tej, drejt objektivit final: rrumbullakësimit të shetësisë së Kosovës. Edhe në Zllakuqan u bindëm se qytetarët po besojnë fuqishëm se PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit.

Edhe Dobrashevci i rreshtuar qind për qind me Partinë Demokratike të Kosovës. Ky mobilizim kaq i madh i anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së, sot e ka frymën dhe hovin e dy liderëve të Kosovës: Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit. Oferta qeverisëse #Rimëkëmbje sot është përgjigjja më e mirë për të gjitha padrejtësitë që po i bëhet luftës sonë dhe udhëhqësve tanë.

 Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës. Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar. Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë. Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova ëshhë e fortë

 Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, po e mbështesin fuqishëm ofertën qeverisëse të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, z. Enver Hoxhaj. I dëshmuar për zotësi, guxim dhe lidership, z. Hoxhaj sot është lideri më i pranueshëm për qytetarët e Kosovës. Ai edhe sonte gjeti përkrahje të fuqishme në Nekoc dhe Arllati, për programin Rimëkëmbje dhe për vizionin e PDK-së për Kosovën e së nesërmes.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...