Lexo

Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare.

Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale; ajo di të organizojë zgjedhje të lira e demokratike, si dhe pranon rezultatin e zgjedhjeve, çfarëdo qoftë ai.

Partia Demokratike e Kosovës është modeli më i mirë dhe shembulli promovues i kësaj pjekurie të lartë demokratike. Edhe pse në rrethana shumë të vështira, kur lideri i saj, z. Kadri Veseli, u privua nga liria prej Gjykatës së Hagës, PDK-ja gjeti forcë për t’i hyrë kësaj gare të imponuar zgjedhore; ajo e bëri fushatën zgjedhore me dinjitet të lartë, ndërkaq në fund ishte e para që pranoi rezultatin e zgjedhjeve.

Duke u renditur si partia e dytë PDK-ja tregoi se është parti me bazament shumë të fortë demokratik e qytetar, sepse rezultatet e saj asnjëherë nuk janë spektakolare, por rezultate që forcohen gradualisht e racionalisht.

Edhe pse javën e fundit të fushatës unë nuk pata mundësi të isha pranë qytetarëve për t’ua kërkuar votën, megjithatë e di dhe jam plotësisht i sigurt se besimi i tyre nuk ka munguar. Prandaj, gjej rastin që përmes këtij shkrimi t’i falënderojë të gjithë votuesit e PDK-së, në përgjithësi, po ashtu edhe të gjithë votuesit e mi, në veçanti, duke i siguruar se vullneti i tyre do të jetë i përfaqësuar çdo herë, ashtu siç duhet, në të gjitha instancat demokratike.

PDK është parti që ka dalë nga flakët e luftës çlirimtare. Zjarri i saj nuk shuhet, pavarësisht stuhive dhe erërave të forta që tani po bien padrejtësisht mbi të. PDK-ja do ta vazhdojë rrugën që e trasuan liderët e UÇK-së dhe do të jetë çdo herë gardiane e lirisë dhe e shtetit të Kosovës.

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...