
In Memoriam Prof.Dr.Shkëlqim Zeqo!
Dje u nda nga jeta profesori model dhe pedagogu i pazëvendësueshëm i shkencave të inxhinierisë mekanike të transportit Prof.Dr.Shkëlqim Zeqo.
09.12.2021-Me largimin e tij nga jeta, humbëm një përfaqësues të denjë të dijes ndër më të spikaturit të brezit të tij. Humbëm një atdhetar dhe intelektual të kompletuar.
Njohës i disa gjuhëve botërore dhe personalitet me virtyte të larta humane. Profesor Shkëlqim Zeqo do të mbahet mend si një profesionist i rrallë që dha shumë në arsimin e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, përmes edukimit dhe zhvillimit të shumë kuadrove dhe brezave.
La gjurmë të pashlyera në fushën e inxhinierisë mekanike të transporti duke lënë pas vetës një punë të madhe shkencore. Autor i shumë librave dhe punimeve shkencore në fushën e inxhinierisë. Ideator, hartues dhe mbikëqyrës i shumë projekteve me karakter nacional.
Kisha kënaqësinë që e njoha nga afër dhe pata mundësinë të bashkëpunojë me të dhe të përfitojë nga puna e tij shkencore.
E kisha mentor në studimet e magjistraturës dhe së bashku realizuam disa punime shkencore.
Puna dhe vepra e tij shkencore, njerëzore dhe atdhetare do të jetojë gjatë, dhe to të jetë udhë rrëfim për brezat e ardhshëm.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit akademik në Shqipëri dhe në Kosovë për humbjen e profesor Shkëlqim Zeqos.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Ferat Shala, Prishtinë 09.12.2021

A ishte planifikuar mirë testimi i unazës njëkahore për qytetin e Prishtinës?
25.04.2022 - Eksperimentet janë metoda shkencore që ju mundësojnë njerëzve të testojnë një ide dhe të marrin rezultate të besueshme. Por për të realizuar një eksperiment të suksesshëm a...Lexo më shumë...

7 Marsi, Dita e Mësuesit
Dr.sc. Ferat Shala, fjalim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e seancës plenare për Ditën e Mësuesit....Lexo më shumë...

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022
03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e ...Lexo më shumë...