Lexo

Ministresha e Ekonomisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Sot, në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka qenë e ftuar për raportim Ministren e Ministrisë për Ekonomi, Artane Rizvanolli, për temat e furnizimit të vendit me energji elektrike dhe për gjendjen dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike.

14.12.2021- Në ekspozenë e saj raportuese, Ministrja foli për sfidat kryesore me të cilat po përballet Kosova, sfida të cilat lidhen me krizën energjetike të cilat, siç tha ajo, kanë ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të gazit në tregjet globale. Shqetësues është rreziku për mos furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike dhe ngritja potenciale e çmimeve të saj, si rrjedhojë e një trendi global që e ka kapluar pothuajse gjithë botën, që nga sezona e verës. Me shumicë komisioni ka miratuar raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin nr.08/L-021 për tregti me jashtë, duke proceduar kështu tutje për njërën nga seancat plenare të radhës.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...