Lexo

Kërkesë për transparencë

22.02.2022- Gjendja e përgjitshme e vendit, sa vjen e po rëndohet.

Çështja e inflacionit tashmë pothuajse është e pakontrollueshme, por problem i veqantë mbetet ende situata energjetike në vend. Shqetësimet tona dhe të qytetarëve, nuk janë marrë e as nuk po merren parasysh. Prandaj jemi të obliguar që në këtë situatë të jemi transparentë si deputetë dhe si subjekte politike para qytetarëve të vendit.

Kur transparenca mungon nga institucionet ekzekutive, domosdoshmërisht që ne si deputetë dhe subjekte politike do të ndjekim alternativat ligjore, që e vërteta të del në shesh ashtu siç është.

Në sektorin e energjisë në nivel vendi, Kryeministri, Kabineti Qeveritar dhe ZRrE-ja, kanë krijuar një mjegull dhe paqartësi si asnjëherë më parë. Krejt këtë për të mbuluar dështimet me ose pa dashje, dhe gabimet e rënda që po bëhen në këtë sektorë.

Andaj kërkojmë transparence dhe sqarim për disa nga këto lëshime të mëdha që lirisht mund të quhen keqmenaxhim me kosto të lartë financiare për vendin;

1. Operatori i Transmisionit dhe Tregut SH.A KOSTT
- Është në krizë të thellë financiare, pothuajse para falimentimit. Gjatë këtij viti rrezikojmë jashtzakonisht shumë largimin nga ENTSO-E, (ku marrëveshja duhet të vazhdojë gjatë këtij viti).
- KOSTT nga një ndërmarrje stabile, dhe me perametra financiar me stabilitet constant për vite me radhë, vitin 2021 e ka mbyllur me rreth 26 milion euro humbje.
- Kostoja e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës për vitin 2021 është 41 milion euro, nga të cilat 33 milion euro janë mbuluar nga buxheti i KOSTT.
- Për gjendjen e vërtetë të KOSTT, kemi kërkesën e KOSTT-it drejtuar Kryeministrit me datën 18/02/2022. (Përkundër paralajmërimeve tona të hershme, asnjë veprim deri më tani)!
- Pse kjo situatë i nderuar Kryeministër?

2. Kërkesa e KEDS dhe KESCO (data 28/12/2021), aplikim për shqyrtim të jashtzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin me Shërbim Univerzal.
- Shuma e kësaj kërkese prej 479.45 milion euro, jo vetëm që është plotësuar, por është tejkaluar. Me një proces aspak transparent, mjegullues e manipulues me shifra e fakte, Qeveria dhe ZRrE, ia plotësuan këtë kërkesë KESCO-s dhe KEDS-it.
- Gjithë këtë shumë, duke ia fatuaruar konsumatorëve dhe buxhetit të vendit, edhe atë vetëm për vitin 2022, dhe me tendencë të hapur që të vazhdojë edhe viteve të tjera.
- Pse kaq dorëlirë dhe zemërgjerë është Qeveria dhe ZRrE-ja në raport me këto dy kërkesa?

3. KEK dhe ndërmarjet tjera publike energjetike të vendit, para kolapsit, pikërisht pse KESCO i ka borxh rreth 75 milion euro KEK-ut.
- Asnjë veprim nga Qeveria, përkundrazi e subvencionon KESCO me dhjetra e qindra million.

4. Qeveria ndan 20 milion euro KEK-ut për import të energjisë dhe KEK-u e autorizon KESCO-n që të blejë energji me para të taksapaguesve tonë – Qeverisë.
- Përkundër asaj që ligji e ndalon që operatori privat të kontraktoj me mjete publike (Marrëveshjet KEK – KESCO, vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve).

5. Ka filluar faturimi me strukturë të re tarifore.
- Meqë tarifat e reja sipas ZRrE duhet te zbatohen prej 9 Shkurtit , e leximet janë bërë në fund të Janarit. - Pse kështu?
- Tash po mirret konsumi mesatar ditor për 9 ditë (për konsumatorët që kanë njehsorë të menqur) dhe pastaj po shumëzohet për ditët deri me 18 Shkurt kur ka fillu faturimi!
- Çka ndodhë me konsumatorët që nuk kanë njehsorë të menqur? - Kjo po bëhet për të kamufluar rritjen e madhe që atyre u bëhet në fund të muajit!
- Pse ka filluar faturimi me 19 Shkurt?

6. KESCO me 14 Shkurt ka dërguar një kërkesë ZRrE-së që aplikimi tarifave të reja të filloj nga faturat e muajit Mars.
- Kjo kërkesë do të lehtësonte koston e çdo konsumatori së paku për muajin shkurt të këtij viti. Si ka mundësi që ZRrE dhe Qeveria të mos e marrin bazë këtë kërkesë, pra Qeveria dhe ZRrE-ja i dënuan konsumatorët edhe me një muaj shtesë!?

7. Të gjitha arsyetimet e Qeverisë për ngritjen e tarifave, kanë qenë shkalla e lartë e importit dhe konsumi i madh.
- Tani për shkak të kushteve atmosferike, këta dy faktorë janë përmisuar në favor të Qeverisë. - Pse qytetarët duhet të vazhdojnë të paguajnë me të njejtën kosto?

8. Çka po ndodh me studimin, analizën apo vendimmarrjen rreth Gazit të lëngshëm Amerikan?
- A kemi qëndrim nga Qeveria tash pas kaq muajsh?

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i saj, për këto dhe shumë fakte tjera në sektorin e energjisë të keqmenaxhuar, kërkojmë që të fillojë ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për të nxjerr në pah të vërtetën dhe rrjedhjen e parasë publike në mënyrë të pa kontrolluar. 

 Dr.sc. Ferat Shala

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...