Lexo

Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, ndan mirënjohje për menaxherin e Trepçës

Fakulteti I Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë e ka nderuar me mirënjohje menaxherin e ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala. Në emër të këtij institucioni të lartë arsimor, mirënjohjen ia dorëzoi sot në Mitrovicë, dekani i këtij fakulteti, Prof.dr. Izet Zeqiri. Mirënjohja iu nda me motivacion "Për kontributin shkencor e professional, për ndihmën e pakursyer dhënë studentëve dhe kuadrove të këtij institucioni dhe mundësive që u ka krijuar z. Shala, për punë shkencore e praktike në ndërmarrjen Trepça ".

Më pas, z. Zeqiri, në një fjalë rasti, foli për bashkëpuniumin e ngushtë në mes të ndërmarrjes Trepça dhe instuticionit që drejton ai, në këto tre vjetët e fundit. "Ndërmarrja Trepça ka qenë e hapur për studentët tanë, duke iu ofruar atyre laboratorët për punë shkencore dhe minierat e fabrikat për punë praktike", tha mes tjerash dekani Zeqiri. Ndërkaq, menaxheri i ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala, pasi falenderoi dekanin për mirënjohjen, mes tjerash tha:"Trepça dhe Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, sepse ndihmesën që ua jep ndërmarrja studentëve dhe kuadrit mësimdhënës, i shpërblehet Trepçës me kuadro të përgatitur dhe aftësuar për të punuar në sektorët e shumtë të këtij gjiganti industrial Në fund, menaxheri Shala dhe dekani Zeqiri, u zotuan se bashkëpunimin e deritashëm do ta thellojnë edhe më tepër në të ardhmen.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...