Lexo

Z.Shala viziton kompaninë e Atlas Copco në Suedi

Me ftesë të kompanisë suedeze për prodhimin e makinerive minerare Atlas Copco Rock Drills AB, një grup nga ekipi i menaxhmentit të Trepçës, në krye me menaxherin e kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala, kanë qëndruar në këtë vend skandinav.

Vizita është realizuar në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive dhe për t’u njohur më për së afërmi me prodhimet dhe zgjidhjet që ofron Atlas Copco në sfidat tekniko-teknologjike me të cilat përballet Trepça. Fillimisht, ekipi i menaxhmentit të Trepçës, ka vizituar fabrikën për prodhimin e lokomotivave GIA, pjesë e gjigantit Atlas Copco. Vizita ka vazhduar ne fabrikën e Atlas Copco Caraelius, fabrikë ku prodhohen makinat shpuese për hulumtime dhe për qëllime teknike. Vizita e radhës ishte në Orebro ku delegacioni i Trepçës u takua me drejtorin e Divizionit të prodhimit së makinave nëntokësore z. David Shellhammer. Me këtë rast u bënë disa prezantime për makinat ngarkuese, transportuese, makinave Boomer për shpime dhe makinave për hapje të oxhaqeve. Trepça ka një traditë të hershme bashkëpunimi me Atlas Copco-n. Shumë makineri dhe pajisje ka vite që punojnë në minierat e ndërmarrjes Trepça. Ndërkaq, disa muaj më parë Trepça ka kontraktuar tre makina të rënda për punë në miniera, në vlerë prej 700.000 euro. Boomeri-makinë e rëndë shpimi, ka arritur në minierën e Stantërgut, ndërkaq, që dy makinat ngarkuese, pritet të arrijnë deri në muajin qershor të këtij viti. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtuesit e Atlas Copco-s, do t’i ofrojnë konsulentë falas ndërmarrjes Trepça, për t’i avancuar metodat e shfrytëzimit minerar, shfrytëzimin e makinerive me efikasitet sa më të lartë, mirëmbajtjen e tyre etj.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...