Lexo

Zv. i MMPH-së, Ferat Shala priti në takim menaxhmentin e Kompanisë “RE ALLOYS” nga Polonia

Zëvendësministëri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me Shefin e Kabinetit Ali Ismajlin, pritën në një takim menaxhmentin e Kompanisë “RE ALLOYS” nga Polonia, Aleksandra Cholewa, drejtoreshë për zhvillim dhe investim dhe Miroslaw Wilczek, drejtor komercial.

Kompania e tyre ka aplikuar për fonde në programin “Horizonti 2020” të Bashkimit Evropian. Këto fonde të cilat ata do t’i marrin si kompani janë të interesuar t’i sjellin në Kosovë, për të kryer disa hulumtime gjeologjike sidomos në zonat ku ka burime minerale si dhe në zonat me mbetje industriale. Si kompani kërkuan më shumë informacione për Legjislacionin dhe Proceduat e marrjes së licencës dhe mundësis për të kryer këto hulumtime në Kosovë. Zëvendësministëri, Shala i njoftoi më shumë për legjislacionin dhe procedurat të cilat janë të nevojshme. Poashtu Zëvendësministëri shprehi gadishmërin për t’i përkrahur dhe ndihmuar.


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...