Lexo

Ministria e Mjedisit dhe FSK-ja pastrojnë deponinë pranë lumit Sitnica

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e deponisë joformale të bërllokut, të krijuar skaj lumit Sitnica, në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit. Aksioni ka nisur të martën dhe bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe me Komunën e Obliqit. Për të parë nga afër punët që po kryheshin nga makineritë e FSK-së, kanë dalë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama; zëvendësministri i Mjedisit, Ferat Shala; dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Zëvendësministri Shala tha se ky aksion vjen në vigjilje të Ditës Botërore të Tokës, e cila shënohet në mbarë rruzullin tokësor. Ai foli për sfidat me të cilat shoqëria njerëzore ballafaqohet për të mbrojtur mjedisin nga degradimi dhe eksploatimi i pakontrolluar i resurseve të saj.

Ai tha se së MMPH, në bashkëpunim me FSK-n dhe Komunën e Obiliqit, kanë ndërmarrë këtë iniciativë për pastrimin e mbeturinave në këtë vend, që tregon se në çfarë shkalle mund të shkojë degradimi i shtretërve të lumenjve, në këtë rast i “Sitnicës”. “Ne do të bëjmë maksimumin që në këtë ditë të shënuar, Ditën Botërore të Tokës, të bëjmë atë që duhet, atë që e kemi obligim, përmirësimin kushteve mjedisore, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe për tokën”, theksoi zv.ministri Ferat Shala. Plemetini është fshat me popullatë të përzier. Disa shtëpi gjenden fare afër deponisë, e cila rrezikon kështu dhe shëndetin e banorëve, sidomos të fëmijëve të cilët shpesh luajnë këtu. Rrahman Rama, komandant i FSK-së, tha se Forca e Sigurisë e ka dëshmuar dhe e dëshmon për çdo ditë, se është në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie. “Ne do të vazhdojmë t’i përkrahemi institucionet, si ato komunale ashtu dhe ato qendrore, si dhe organizatat e ndryshme joqeveritare, por edhe vetë komunitetin. Është një gjë e mirë që ne, sadopak me mundësitë tona që i kemi, të krijojmë kushte sa më të mira, sepse ambienti është i rëndësisë së veçantë për shëndetin e të gjithë qytetarëve”, tha gjenerallejtënant Rama. FSK-ja në pastrimin e ambientit në fshatit Plemetin dhe Babimoc ka angazhuar në terren dy ngarkues dhe gjashtë kamionë, me gjithsej 12 pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë bërë pastrimin e dy vendeve të mbeturinave. Më herët gjatë ditës, komandanti i FSK-së dhe zv.ministri i Mjedisit kanë vizituar dhe Komunën e Obiliqit, si dhe kanë mbjellë simbolikisht disa lule në qytet.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...