Lexo

Aktivitete të përbashkëta Kosovë-Shqipëri për pastrimin e Liqenit të Vërmicës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, së bashku me organizatat “Green Art Center – Prishtina” dhe “Let’s do it Kosova”, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin dhe parandalimin e ndotjes të mëtejme të liqenit të Vërmicës, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në ndotjen e lumenjve dhe zonave të tjera në Shqipëri. Ferat Shala, zëvendësministër Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka pohuar se ky aksion ka për qëllim pastrimin e liqenit të Fierzës, por njëkohësisht ka për qëllim edhe sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e këtij liqeni. Ai shtoi se Ministria e Mjedisit është e përkushtuar që aksione të tilla që kanë pëe qëllim përpirësimin e gjendjes së liqenëve do të vazhdojë edhe mëtutje.

Aksioni i sotëm është pjesë e një projekti të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me identifikimin e zonës për intervenim dhe pastrim të liqenit që shtrihet në territoret e dy vendeve.

 

A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...