Lexo

Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvoja në fushën e mjedisit

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur në takim Zëvendësministren e Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Olijana Ifti, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin aktual në fushën e mjedisit mes dy vendeve duke u ndalur në çështjet e përbashkëta mjedisore. Temat që u diskutuan në këtë takim ishte menaxhimi i mbeturinave dhe përafrimi i legjislacionit me standardet evropiane dhe shkëmbimi i përvojave rreth miratimit, por edhe zbatimit të ligjeve dhe strategjive që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.

Zëvendësministri i MMPH-së, Ferat Shala, e njoftoi në pika të shkurtëra për projektet që kjo ministri i ka zhvilluar në të kaluarën, por edhe që është duke zhvilluar, me qëllim përmirësimin e mjedisit. Zëvendësministri Shala, duke njohur ecjen përpara të Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin evropian i kërkoi, Zëvendësministres Ifti, ndihmën e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për legjislacionin mjedisor të Kosovës. Të dy zëvendësministrat u pajtuan që të avancohen grupe teknike të përbashkëta me qëllim identifikimi e projekteve të përbashkëta, por edhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella në fushën e mjedisit. Po ashtu në këtë takimi u dakordua që të gjitha Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura, Monumentet e Natyrës etj, të Shqipërisë dhe Kosovës të bëhen të aksesueshme nga qytetarët e të dy vendeve.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...