Lexo

Shala takon ekspertët francez të gjeologjisë

Zv.Ministri i MMPH-së, Ferat Shala ka takuar sot ekspertin francez të gjeologjisë z. Robert WYNS nga Brgm – Geoscience for a Sustainable Earth. Në takim u bisedua për Shpellën e Gadimes në veçanti por edhe për aspekte tjera gjeologjike të Kosovës, z. Wyns është angazhuar për të bërë një vlerësimin gjeologjik për Shpellën e Gadimës. Angazhimi i tij është pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer që ka MMPH me Ambasadën e Francës në Kosovë.

Hulumtimi i tij do ti hapë rrugë eksplorimit të mëtejmë të zonës së Shpellës së Gadimes dhe mundësive për hapjen dhe përgatitjen e galerive të reja për vizitorë në këtë monument të natyrës. Bukuritë mahnitëse të kësaj perle të nëntokës së Kosovës, janë potencial i madh për zhvillim e sidomos për sektorin e turizmit. Prandaj mbrojtja e këtij monumenti të natyrës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tij është obligim i gjeneratave të sotme për të mirën dhe mirëqenien e gjeneratave të nesërme. Prishtinë, 26 Nëntor 2015


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...