Lexo

Kosova dhe Shqipëria, ndajnë përvojat në sektorin e ujërave

12.02.2016- Sot në zyrat e MMPH-së, Zëvendës Ministri i Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, në përbërje Gjokë Jaku, Zëvendës Ministër dhe Arben Pambuku Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Ujore në këtë ministri.

Zv. Ministri Shala e vlerësoi lart interesimin e përfaqësuesve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të fuqizuar bashkëpunimin në sektorin e administrimit të ujërave, dhe konfirmoi gatishmërinë e MMPH-së për bashkëpunim. Fokusi i takimit ishte bashkërendimi i aktiviteteve te te dyjave vendeve për menaxhimin e integruar te ujërave në zonat ndërkufitare. Zv. Ministri Shala i informoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në MMPH, procesin e formimit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Projektet aktuale për trajtimin e Ujërave të zeza, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë sektor. Të dy palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndihmuar njëra tjetrën në fushat e zhvillimit të legjislacionit, ngritjes institucionale, si dhe për aplikimin në projekte të përbashkëta ndërkufitare, në mënyrë që të fuqizohet menaxhimi i integruar i burimeve ujore. Palët u pajtuan që të përgatisin një marrëveshje kuadër në formën e një memorandumi të bashkëpunimi, e cila do të formalizojë bashkëpunimin dhe e cila pastaj do të pasohet me marrëveshje te hollësishme teknike.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...