Lexo

Banka Botërore interesohet rreth sfidave mjedisore në sektorin minerar të Kosovës

30.05.2016-Zëvendës ministri i MMPH-së, Ferat Shala së bashku me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune përfaqësuesit e Bankës Botërore nga Sektori i Energjisë dhe Ekstraktimeve, Michael Stanley, Brian Felske dhe Redon Begolli.

Në takim u bisedua për sfidat mjedisore dhe sociale në sektorin minerar të Kosovës. Me theks të veçantë u diskutua për ndërmarrjen Trepça, problemet mjedisore dhe nevoja për adresimin e tyre përmes legjislacionit dhe projekteve shkencore e profesionale. U potencua nevoja e bashkëpunimit dhe e përkrahjes nga Banka Botërore për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve. z.Shala, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Mjedisit të MMPH-së, z.Muhamet Malsiu i njoftuan përfaqësuesit e Bankës Botërore edhe për bazën ligjore, programore dhe strategjike në sektorin e mjedisit dhe ndërlidhjen e tyre me sektorin e minierave e posaçërisht për trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...