Rruget dhe objektet në rrugë

Rrugët dhe objektet në rrugë

Subjekt i trajtimit në këtë libër janë rrugët dhe objektet rrugore. Libri ofron informata për përkufizimin, zhvillimin historik, rolin dhe rëndësinë e rrugëve. Gjithashtu në libër trajtohet edhe klasifikimi i rrugëve, roli i gjeoshkencave në studimin e fisibilitetit të korridoreve të rrugëve, projektimi i rrugëve, trasimi dhe formësimi i rrugëve, struktura e poshtme dhe e epërme e ndërtimit të rrugëve si dhe objektet në rrugë. Pjesë e librit janë edhe praktikat e mira të menaxhimit të rrugëve duke përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre dhe auditimin e sigurisë rrugore. Përveç të dhënave edukative, shkencore dhe profesionale libri ofron edhe shembuj dhe këshilla për zbatim të këtyre njohurive në praktikë. Libri i dedikohet studentëve të shkencave teknike por edhe studiuesve dhe institucioneve që merren me menaxhimin dhe studimin e rrugëve.